Sot rreth orës 22:30 ka ndodhur një grabitje në një market te rruga “Muharrem Fejza”, ku një person ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se grabitësi ka arritur të marrë një shumë parash prej rreth 500 eurove, i cili gjatë kryerjes së veprës penale i ka shkaktuar lëndime trupore një shitëseje të marketit.
Siç mëson Sinjali Policia është duke kërkuar për persona të dyshuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, njësia speciale bashkë me hetuesit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.