Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një grabitje në filialin e “KEP-it” në bulevardin “Bill Klintoni” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se pas këtij incidenti nuk raportohet për të lënduar.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes“, tha ai.
Po ashtu Borovci tha se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.