image Grabitje me maska dhe me armë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Kosovë

Siguri/ Grabitje me maska dhe me armë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

news image

Tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një telefon dhe 70 euro një personi në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Policia e Kosovës njofton se personat që kishin kryer këtë grabitje kishin ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se 3 (tre) persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë  marrë një telefon Samsung si dhe 70 (shtatëdhjetë) € para të gatshme. Të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/