Tre persona të maskuar, kanë hyrë me dhunë në një lokal në Fushë Kosovë dhe kanë grabitur një sasi të cigareve, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në lokal, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armës duke i thyer xhamin e lokalit dhe nga aty kanë grabitur një sasi të cigareve. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/