Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutave në pompën e derivateve ‘Slovenia Petrol’.
Gazeta Sinjali mëson se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë të hollat në arkën e pompës.
Personat e dyshuar pasi kanë marrë paratë kanë ikur në këmbë në drejtim të shkollës ‘Hilmi Rakovica’.
Sinjali mëson se Policia ka bërë bllokimin e rrugëve dhe është duke kërkuar intensivisht personat e dyshuar.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me rastin.