image Grabitje e armatosur në pompën ‘Ibrahimi Petrol’ në Shtime, dy persona 'avullojnë' mbi 1 mijë euro dhe zhduken

Siguri

Grabitje e armatosur në pompën ‘Ibrahimi Petrol’ në Shtime, dy persona ‘avullojnë’ mbi 1 mijë euro dhe zhduken

news image

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në pompën e derivateve “Ibrahimi Petrol në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda pompës dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që t’ia marrin punëtorit të gjithë pazarin ditor në vlerë të mbi 1 mijë eurove para të gatshme, si dhe një telefon.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar punëtori i kompanisë, i cili ka deklaruar se të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi për në drejtim të panjohur, me një veturë.

Policia nuk ka arritur akoma t’i identifikojë të dyshuarit, por ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, që do të ndihmojnë të zbulohen grabitësit.

Pas përfundimit të procedurave policor dhe mbledhjes së informacioneve të para, me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje e armatosur’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/