image Grabitje e armatosur në Podujevë, hajnat shtien me armë në drejtim të pronarëve

Siguri

Grabitje e armatosur në Podujevë, hajnat shtien me armë në drejtim të pronarëve

news image

Tre persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në oborrin e një shtëpie në Podujevë, rreth orës 04:30 në mëngjesin e të shtunës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pronarët e shtëpisë u kanë thënë hetuesve policorë se të dyshuarit janë përleshur me ta dhe gjatë përleshjes kanë shtënë me armë zjarri.

Hajnat kanë arritur që të vjedhin veturën e pronarit dhe të largohen.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja, ndërkaq vetura e vjedhur është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit./Gazeta Sinjali/