Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një pompë të derivateve në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë sot, rreth orës 01:30 të mëngjesit, raporton Gazeta Sinjali.
Punëtori i kësaj pompe u ka thënë hetuesve policorë se hajnat kanë arritur që nën kërcënimin e revoles, të grabisin 905 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj deri më tani të panjohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti-COVID, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e pesë (905) €”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit./GazetaSinjali/