Para pak minutash ka ndodhur një grabitje në një këmbimore në Prishtinë, raporton Sinjali.
Grabitja ka ndodhur saktësisht në rrugën e njohur si ‘Rruga e Vushtrrisë’ – tek ish gjykata e qarkut.
Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, thuhet se Policia e Kosovës tashmë ndodhën në vendin e ngjarjes dhe se kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
Sinjali mëson se kjo grabitje u krye nën kërcënimin e armës dhe se policia ka nisur një pistë më të gjerë hetimi.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj nga ky rast.