Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një i moshuar dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë.
Mësohet se viktimë e rastit ka mbetur Bashkim Durmishi, shkruan TCH.
Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur.