Një person është arrestuar pasi që i njejti ka vjedhur një veturë në Kamenicë.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“Njësia policore ka arritur të identifikojë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe nga ai të konfiskojnë veturën e grabitur nga viktima mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.