Sot në oborrin e QKUK-së, veturës së një pacienti i është thyer xhami, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se në qantën që ndodhej në veturë ka pasur para dhe dokumentet e djalit të pronarit të veturës, i cili është i sëmurë.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi, nuk kanë kthyer përgjigje.