image Grabitet pompa VEDA në Drenas, hajni i maskuar merr pazarin ditor dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Siguri

Grabitet pompa VEDA në Drenas, hajni i maskuar merr pazarin ditor dhe ikën nga vendi i ngjarjes

news image

Pompat e derivateve në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese, raporton Gazeta Sinjali.

Një rasti i grabitjes ka ndodhur edhe dje në një pompë derivatesh në Korroticë të Epërme në Drenas.

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti të fortë, është futur me dhunë në pompën e derivateve ‘VEDA’ dhe ka grabitur pazarin ditor, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Bëhet e ditur se i dyshuari ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po bën të pamundurën për kapjen e autorit të dyshuar. Rasti është iniciuar për veprën “Grabitje”.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

/GazetaSinjali/