image Grabiten me armë dy qytetarë në Shtime – u marrin para dhe cigare

Kosovë

Siguri/ Grabiten me armë dy qytetarë në Shtime – u marrin para dhe cigare

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shtime, ku dy persona nën kërcënimin e armëve u janë marrë një shumë e parave dhe cigaret.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se personat menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk është arrestuar ende askush për këtë rast.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur një shumë të parave, cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/