image Goro dhe Beleri në burg, fati i bashkisë së Himarës vendoset sot

Shqipëri

Goro dhe Beleri në burg, fati i bashkisë së Himarës vendoset sot

news image

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, do të vendosë se cili do të drejtojë bashkinë. Kjo zgjedhje vjen pasi edhe krybashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhe në burg.

Këshilli Bashkiak do të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria. I zgjedhuri do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja, raporton Gazeta Shqip.

Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, ndërsa koalicioni opozitar ka vetëm 8, pra mazhoranca do të zgjidhë e vetme.

Ndërkohë, Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

/GazetaSinjali/