image Goran Rakiq tregon se a e ka urdhëruar Beogradi djegien e billbordit “Liria ka emër”

Kosovë

Goran Rakiq tregon se a e ka urdhëruar Beogradi djegien e billbordit “Liria ka emër”

news image

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka folur lidhur me djegien e billbordit ”Liria ka emër” që ndodhi sot në Graçanicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rakiq, djegien e billbordit e ka quajtur akt vandalizmi, teksa, gjatë raportimit në Komisionin për Qeverisje Lokale dhe Medie, kur është pyetur nga deputetja Arbëresha Kryeziu, ai ka thënë se si përfaqësues i Qeverisë, nuk do të lejonte këtë gjë.

Deputetja Kryeziu e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes e ka pyetur zëvendësministrin serb nëse një veprim i tillë është bërë me urdhër të Beogradit.

Por Rakiq, tha se nuk ka informacione për një gjë të tillë, dhe si përfaqësues i Listës Serbe do t’i japë përgjigje Kryeziut nëse shkon në zyrën e tij.

“Kam ndjenjën, që ju kini ndjenjën se ju po më parashtronin pyetje jashtë rendit të ditës. Unë për herë të parë po e dëgjoi këtë dhe kjo nuk është pyetje për mua dhe unë si zvkryeministër nuk do të lejoja një vandalizëm të atillë. Nëse dëshironi pyetje për këtë, si përfaqësues i Listës Serbe do të ju them kur të vini në zyrën time”, tha ai./Gazeta Sinjali/