image Goran Rakiq flet në emër të “Shtabit të Krizës", në video nuk i shfaq barrikadat

Politikë

Goran Rakiq flet në emër të “Shtabit të Krizës”, në video nuk i shfaq barrikadat

news image

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë një adresim nga fshati Rudarë, ku janë vendosur barrikadime për bllokim të rrugëve që çojnë në dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Rakiq, partia e të cilit i shërben pushtetit në Serbi, thotë se nata e mbrëmshme ishte e qetë dhe se e duan vetëm paqen. Këtë adresim Rakiq e bëri pasi Serbia paralajmëroi se do të bëjë kërkesë për kthimin e forcave serbe në Kosovë dhe kjo u kundërshtua fuqishëm nga Perëndimi.

“Ndodhemi në Rudare në Komunën e Zveçanit dhe në emër të Shtabit të Krizës dua ta njoftojë para së gjithash opinionin se nata e mbrëmshme ishte e qetë duke iu falënderuar këtij populli trim, stoik për të ruajtur shtëpitë e tyre dhe paqen”, ka thënë Rakiq.

“Ne duam vetëm paqe, s’duam asgjë të huajën, duam ta ruajmë vetëm atë që është e jona dhe familjet tona. Këto nuk janë aksione të popullit serb këto janë reaksione ndaj hapave të njëanshëm të Prishtinës. Ne kërkojmë paqe, arsye para së gjithash nga Prishtina dhe lirimin e serbëve të burgosur pa asnjë  bazë dhe që Albin Kurti t’i tërheq të gjitha njëistë që  i ka dërguar në veri. Pra, të ndalë maltretimin ndaj fëmijëve tanë dhe të ndalet gjahu ndaj serbëve”, thotë tutje ai.

/GazetaSinjali/