image Google do t’i lejojë punëtorët të punojnë nga shtëpia deri në mesin e vitit 2021

Teknologji

Google do t’i lejojë punëtorët të punojnë nga shtëpia deri në mesin e vitit 2021

news image

Punëtorët e kompanisë Google do të punojnë nga shtëpia deri të paktën në muajin qershor të vitit 2021.

Sipas medieve të huaja, kompania më parë pati potencuar se shumica e punonjësve mund të kryejnë shërbimet nga shtëpia deri në fund të vitit 2020.

“Ne po ju ofrojmë mundësinë punëtorëve që të punojnë nga shtëpia deri më 30 qershor të vitit 2021, së paku ata të cilët nuk kanë nevojë të kryejnë shërbimet në zyrë”, tha themeluesi i kompanisë Sundar Pichai.

Vendimi për të zgjeruar politikën e punës nga shtëpia tregon se një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë po e ‘pret një pandemi të gjatë’ – vendimi në këtë rast mund të nxisë edhe bizneset e tjera që të ndjekin këtë kërkesë, shkruan CNN./Gazeta Sinjali/