Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka folur për raportet midis Kosovës dhe Ukrainës si dhe lufta që po zhvillohet nga agresori rus.
Ai është shprehur se pasi lufta të përfundoj, Ukraina do ta njohë Kosovën menjëherë.
“Ukraina do ta njohë Kosovën menjëherë pas përfundimit të luftës. E ndjej mbështetjen në rrugët e Prishtinës siç thonë njerëzit ‘Slava Ukraini’.
Në anën tjetër, kërkoi nga Serbia që të përcaktohet se a do të rreshtohet krah Putinit apo në krah të “botës së lirë:.
“Por, Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të shkojë me Putinin e lig apo me botën e lirë”, tha deputeti.
Ndryshe, Goncharenko është anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme në Këshillin e Evropës. Ai përmes një fjalimi pasionant të mbajtur më 12 tetor, u bëri thirrje 12 anëtarëve të KiE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën “ta bëjnë menjëherë”./Kanal10/