Spanja ka festuar për një moment golin e avantazhit në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, por festa është ndërprerë nga vendimi i gjyqtarit.
Nico Williams arriti ta dërgojë topin në rrjetë pas një aksioni të rrezikshëm të spanjollëve, mirëpo goli u anulua pas ndërhyrjes së gjyqtarit, i cili vlerësoi se kishte pasur faull para momentit të goditjes.
Pas këtij vendimi, rezultati mbetet i pandryshuar dhe finalja vazhdon me barazim, ndërsa tensioni në stadiumin “New York/New Jersey” ka arritur kulmin.
Të dyja kombëtaret po kërkojnë golin vendimtar që mund t’u sjellë trofeun e Kupës së Botës 2026.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!