image Goli i Kosovës e “dalldisë” Haradinajn, puth Anitën në publik

FOTO/ Goli i Kosovës e “dalldisë” Haradinajn, puth Anitën në publik

news image

Goli i parë i kombëtares së Kosovës në ndeshjen me Anglinë e ka “dalldisur” kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i cili me gruan e tij Anitën, i ishin bashkuar tifozëve të shumtë për të ndjekur ndeshjen në ambient të hapur në Prishtinë.

Pas golit të parë, Haradinaj si jo rrallë herë, ka harruar “petkun” zyrtar, dhe ka shkëmbyer puthje të zjarrtë me bashkëshorten e tij, Anitën.

Foto:

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj e puth gruan në sy të publikut.

Ata janë puthur edhe në seancën e votimit të qeverisë, kur Haradinaj mori postin e kryeministrit, si dhe pas votimit të Ushtrisë së Kosovës.

/Sinjali/