Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.
“Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Southampton që mban pozitën e parafundit në tabelë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua qysh në minutën e pestë, nëpërmjet Erling Haaland.
Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola, ndonëse rastet nuk munguan.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në 23 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Liverpooli që nesër luan kundër Arsenalit.
Në anën tjetër, Southampton gjendet në vendin e parafundit me një pikë nga nëntë ndeshje të zhvilluara deri më tani.