image Goli fantastik i Bersant Celinës shpallet më i miri për muajin nëntor në ligë

Futboll

Goli fantastik i Bersant Celinës shpallet më i miri për muajin nëntor në ligë

news image

Goli i jashtëzakonshëm Bersant Celina kundër Crewe është shpallur goli i muajit nëntor në Ligën e tretë të Anglisë, përcjell Sinjali Sport.

Kosovari mori një pasim të lartë nga George Edmundson me një prekje të parë perfekte, përpara se të mposhtte portierin vizitor Dave Richards nga 25 metra, përderisa Ipswich Town fitoi 2-1.

Goditja fantastike në stilin e parabolës e Bersantit mblodhi 50.9% të votave në Twitter, me 29,163 fansa që thanë fjalën e tyre.

Gola mbresëlënëse e Ben Worman kundër Morecambe për Cambridgin dhe goli i Cole Stockton nga gjysma e fushës kundër Fleetwood për Morecambe ishin të nominuarit e tjerë.

Më poshtë mund ta shihni edhe një herë golin e mesfushorit kosovar:

/Gazeta Sinjali Sporti/