image Golat dhe asistimet fantastike të futbollistit që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Futboll

Golat dhe asistimet fantastike të futbollistit që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

news image

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Bastien Toma është futbollisti i radhës që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Toma po cilësohet si një nga futbollistët që ka të  ardhme premtuese, e ku gjatë këtij sezoni në 27 ndeshje ka arritur të shënojë dy gola e të bëjë 3 asistime, shkruan Gazeta Sinjali.

Toma është vetëm 21 vjeçar dhe aktualisht është pjesë e skuadrës zvicerane FC Sion.

Kurse në disa pamje të publikuara shihen golat fantastike që Toma ka shënuar e po ashtu edhe asistimet e mrekullueshme që ka bërë.

/Gazeta Sinjali/