image Golashënuesi i finales së Ligës së Kampionëve shënon për Gjermaninë

Futboll

Golashënuesi i finales së Ligës së Kampionëve shënon për Gjermaninë

news image

Kombëtarja e Gjermanisë sot po zhvillon miqësore ndaj Kombëtares së Letonisë, shkruan Sinjali Sport.

Kampionët e Botërorit 2014, janë duke e demoluar  me rezultat 4-0, Letoninë.

Golin e katërt për vendasit e realizoi kampioni i Evropës me Chelsean, Kai Havertz.

Robin Gosens në minutën e 20-të, kurse dy min më vonë me një super gol Ilkay Gundogan shënuan për vendasit, derisa golin e tretë e shënoi vetereani Thomas Muller.

Për Gjermaninë ky është testi i fundit para nisjes për në “Euro 2020”.

/Gazeta Sinjali Sporti/