image Gol dhe asist brenda katër minutave, Arbër Hoxha futet nga stoli dhe dhuron spektakël me Dinamo Zagreb

Futboll

Gol dhe asist brenda katër minutave, Arbër Hoxha futet nga stoli dhe dhuron spektakël me Dinamo Zagreb

news image

Arbër Hoxha u kthye në protagonist absolut për Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e radhës në kampionatin kroat.

Në takimin kundër Sibenik, 26-vjeçari shqiptar u fut në lojë në minutën e 59’ të takimit dhe dhuroi menjëherë spektakël.

Në minutën e 74’, Hoxha realizoi golin e dytë për Dinamon e Zagrebit, me anë të një goditje e cila u devijua dhe topi më pas shkoi në rrjetë.

Pas vetëm katër minutash, Hoxha hodhi një krosim në zonë dhe Baturina u mjaftua vetëm ta shtynte topin drejt rrjetës për të siguruar tre pikët.

Kështu, sulmuesi i çoi një “SMS” Sylvinhos, për t’i treguar se është gati për takimet e marsit kundër Anglisë dhe Andorrës.

/GazetaSinjali/