image Goditi për vdekje babanë me shkopin e bagëtive, Gjykata jep vendimin për 25-vjeçarin

Shqipëri

Goditi për vdekje babanë me shkopin e bagëtive, Gjykata jep vendimin për 25-vjeçarin

news image

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin, raporton TCh, transmeton Gazeta Sinjali.

25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e tij, e qëlloi këtë të fundit me shkopin që përdorte për të ruajtur bagëtitë.

Babë e bir, të cilët vuanin nga probleme të shëndetit mendor kanë pasur konflikte edhe më parë, dhe 25-vjeçari Erdis Rapo e ka kërcënuar duke i thënë se do ta vriste.

Sipas të afërmeve, familja jetonte në kushte shumë të rënda ekonomike.

Viktima ishte babai i tre djemve, autorin e vrasjes, një te martuar që jeton në Greqi dhe një 17-vjeçar. Ndërsa, bashkëshortja e viktimës ka rreth 4 vjet qe ka ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/