image Goditet monopoli i Devollëve, anulohet homologimi për këto vetura

Kosovë

Vendim/ Goditet monopoli i Devollëve, anulohet homologimi për këto vetura

news image

Ministria e Infrastrukturës ka anuluar vendimin për homologimin e automjeteve të reja të cilat janë prodhuar në tregun e Bashkimit Evropian.

Këtë vendim e ka mbështetur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Bashkimi Evropian në Kosovë mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë homologimin për automjete të reja të importuara të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së.

Autoritetet evropiane në Kosovë theksojnë se presin që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE- së  përfshirë edhe automjetet e dorës së dytë./ Gazeta Sinjali/