Personi që vrau Robert Kenedin mëse gjysmë shekulli më parë u gjet i qëlluar me thikë në një burg të Kalifornisë.
Autoritetet e identifikuan viktimën si Sirhan Sirhan, i cili ka qenë në burg për më shumë se 50 vjet për vrasjen e Kennedit gjatë garave presidenciale në vitin 1968.
Autoritetet thanë se personi i qëlluar me thikë ndodhet në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Sirhan, i cili është 75 vjeç, e qëlloi Kenedin në kuzhinën e Hotelit Ambasador në Los Angeles, menjëherë pasi politikani shpalli fitoren në zgjedhjet paraprake presidenciale të demokratëve në shtetin e Kalifornisë. Kenedi vdiq të nesërmen.
Sirhan Sirhan u shpall fajtor për vrasjen, por dënimi i tij me vdekje u ndryshua më vonë në burgim të përjetshëm./Sinjali/