Me urdhër të SPAK, Renea, forcat e sigurisë kombëtare dhe policia e Durrësit ka kryer një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.
Mes të arrestuarve është dhe Rexhep Arapi i njohur si Kep Arapi me rekorde kriminale.
Pjesë e këtij grupi kriminal dyshohet se është edhe ish shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni, i arrestuar më parë nga SPAK.