Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar operacionin e koduar “Gjeneralitetet”, duke goditur një grup të dyshuar për falsifikim dokumentesh kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.
Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas një hetimi disa mujor për dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar kriminale.
Gjatë aksionit janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe një baba e bir, të cilët dyshohet se kishin përshtatur banesën e tyre në fshatin Rrushkull të Durrësit si laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit janë sekuestruar 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, përfshirë diploma, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente aplikimi për institucione të ndryshme.
Policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të dyshuar falsifikimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!