image Glauk Konjufca voton sërish ndryshe nga LVV-ja

Politikë

Glauk Konjufca voton sërish ndryshe nga LVV-ja

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përsëri ka votuar ndryshe nga subjekti të cilit i takon.

Në seancën e sotme, nuk është miratuar Projektligji që rregullon çmimin e produkteve medicinale, për të cilin deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ashpër partinë në pushtet.

Kur Projektligji u hodh në votim pas një debati të zgjatur rreth kësaj teme, Konjufca abstenoi, ndërkohë që VV votoi kundër.

Njësoj pati vepruar edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

/GazetaSinjali/