Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përsëri ka votuar ndryshe nga subjekti të cilit i takon.
Në seancën e sotme, nuk është miratuar Projektligji që rregullon çmimin e produkteve medicinale, për të cilin deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ashpër partinë në pushtet.
Kur Projektligji u hodh në votim pas një debati të zgjatur rreth kësaj teme, Konjufca abstenoi, ndërkohë që VV votoi kundër.
Njësoj pati vepruar edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.