Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dënuar aktin e djegies së veturës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiq.
Konjufca e vlerëson krminial këtë akt, dhe thotë se aktet e tilla të cilat rrezikojnë jetën e zyrtarëve të lartë shtetërore dhe shkatërrojnë pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënueshme.
“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit.
Vetura e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, u dogj mbrëmë pas mesnatës në Leposaviq, nga persona të panjohur.
Simiq përveç postit të deputetit në parlamentin e Kosovës, është edhe nënkryetar i Listës Serbe, si dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i zgjedhur nga strukturat ilegale në atë pjesë. /Gazeta Sinjali/