Gjatë një tubimi të LVV-së në Mitrovicë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e cilësoi kandidatin e kësaj partie, Agim Bahtirin si “akademik”.
Konjufca e cilësoi Bahtirin, si njeri që i di interesat e popullit dhe kombëtar.
“Në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për të tjerët kundërkandidatë mundemi me thanë që është akademik”, tha Konjufca.