image Gjysmëfinalet vazhdojnë, gjithçka mbetet e hapur në Superligë

Basketboll

Gjysmëfinalet vazhdojnë, gjithçka mbetet e hapur në Superligë

news image

Play-off-i i ProCredit Superligës po hyn në një fazë vendimtare me zhvillimin e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale.

Në duelet e para, KB Bashkimi dhe KB Trepça kanë arritur fitore të rëndësishme, duke marrë epërsinë në seri. Megjithatë, tashmë gjithçka zhvendoset në Prishtinë dhe Pejë, ku priten përballje edhe më të forta.

KB Bora dhe KB Peja do të kërkojnë të shfrytëzojnë përkrahjen e publikut vendas për të barazuar serinë, ndërsa Bashkimi dhe Trepça synojnë fitoret e dyta që do t’i afronin një hap më pranë finales.

Ndeshjet e para në të dyja çiftet gjysmëfinale janë karakterizuar me rivalitet të madh dhe janë vendosur nga detajet, çka pritet të sjellë edhe më shumë dramë në vazhdim.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa çdo posedim mund të jetë vendimtar në garën për finale.

GJYSMËFINALJA II

E shtunë

19:30 – Bora – Bashkimi

E diel

19:30 – Peja – Trepça

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/