image Gjysma e të infektuarve me koronavirus sot vijnë nga komunat veriore

Kosovë

Pandemia/ Gjysma e të infektuarve me koronavirus sot vijnë nga komunat veriore

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Prej tyre, 25 raste janë nga komunat veriore të vendit.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 13 raste u regjistruan në Zubin Potok, 6 raste në Mitrovicën e Veriut, 4 raste në Zveçan dhe 2 të tjera në Leposaviq.

” Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë. “, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 561, me 102 të shëruar e 12 të vdekur./Gazeta Sinjali/