Një 56-vjeçare ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e djalit të saj pasi nusja e saj nuk ishte në gjendje të mbante një fëmijë. Çifti bëri disa trajtime IVF për gjashtë vjet dhe sollën në jetë binjaket, Vera dhe Ayva, tashmë tre vjeç. Ata mirëpritën sërish binjakë që tani janë 11 muajsh.
Mirëpo, lindja ishte traumatike dhe nusja nuk mund të mbante më fëmijë. Kështu, 56 vjeçarja vendosi që të bëhej nëna surrogate. “Ata kanë pasur probleme me infertilitetin por kishin shtatë embrione për t’i provuar me IVF dhe vendosën që donin t’i përdornin të gjitha.”, rrëfeu 56 vjeçarja.
“I thashë djalit tim dhe Cambrias se isha e gatmshme por mendoja se nuk do të mundja për shkak të moshës. Por, për habinë time, mjekët thanë se isha e shëndetshme dhe mund ta bëja. Shtatzënia ka qenë e ngjashme si me djalin tim. Ndihem shumë e fuqishme duke majtur vajzën e djalit tim”, tha ajo.