image Gjyshi i Leartës e fiton betejën me koronavirusin

Bota e Yjeve

Gjyshi i Leartës e fiton betejën me koronavirusin

news image

Në vazhdën e përballjes me COVID-19, nga virusi duket të jetë prekur edhe familja e Learta Jakupit.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit lajm të mirë e shpresëdhënës sa i përket pandemisë.

Ajo ka njoftuar përmes llogarisë së saj në Instagram se gjyshi i saj është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Lajmin e ka përcjellë me urimin për shërimin e secilit të sëmurë në këto kohë të vështira të pandemisë, e cila nuk po njeh rënie të rasteve që disa javë rresht në vendin tonë. /Gazeta Sinjali/