image Gjyshi 91-vjeçar që u raportua i zhdukur në Rahovec, gjendet shëndosh e mirë në fushë të hapur

Siguri

Gjyshi 91-vjeçar që u raportua i zhdukur në Rahovec, gjendet shëndosh e mirë në fushë të hapur

news image

Pas një nate të gjatë kërkimesh dhe shqetësimi, është gjetur i gjallë Zenun Mustafa, 91-vjeçar, nga fshati Patoqan i Ulët në Rahovec, i cili ishte raportuar i zhdukur më 27 maj, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta brenda Policisë bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, më 28 maj rreth orës 08:30, një qytetar nga Rahoveci e ka gjetur të moshuarin në vendin e quajtur “Rimnik”, në një fushë të hapur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë në QKMF Rahovec. Pasi u konstatua se është në gjendje të mirë shëndetësore, ai u kthye në shtëpi nga familjarët.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa rasti tashmë është mbyllur si “Person i zhdukur – i gjetur”.

Sinjali falënderon qytetarin që ndihmoi në gjetjen e të moshuarit dhe inkurajon vigjilencën qytetare në situata të tilla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/