image Gjyqtari i Apelit suspendohet dy javë pas emërimit

Drejtësi

Gjyqtari i Apelit suspendohet dy javë pas emërimit

news image

Sot Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 280-të me radhë, ku janë diskutuar dhe miratuar disa pika të rendit të ditës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një nga këto pika ishte edhe suspendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Ylber Shurdhiqi.

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me një (1) pikë të mbyllur për themelimin e panelit për një (1) rast disiplinor, me ç’rast vendosi për suspendim me pagesë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Y.Sh.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KgjK.

Shurdhiqi në këtë pozitë ishte emëruar më 24 shkurt të këtij viti, e paraprakisht kishte punuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

/GazetaSinjali/