image Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitari i 100-të edhe sot në seancë private

Drejtësi

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitari i 100-të edhe sot në seancë private

news image

Dëshmitari i 100-të po vazhdon edhe sot dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca ku ky dëshmitar është duke dëshmuar është private dhe kryetari i trupit gjykues Charles Smith III ka bërë të ditur se pyetjet për atë do t’i fillojë mbrojtja e Thaçit.

Dëshmia e dëshmitarit të 100-të ka filluar të martën, ku pyetjet ndaj tij i filloi dhe përfundoi Zyra e Prokurorit të Specializuar në sesion privat për publikun.

Ndërkaq, gjykatësi Smith dje tha se të gjithë të akuzuarit do të jenë prezent përmes video-lidhjes në seancën e sotme.

/GazetaSinjali/