image Gjykata vendos për personin që dyshohet se rrahu nënën dhe motrën

Drejtësi

Gjykata vendos për personin që dyshohet se rrahu nënën dhe motrën

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  M.Z për shkak se i njëjti  për një kohë të caktuar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Gjykatës Themelore, M.Z si pasojë e këtyre veprimeve u kishte shkaktuar atyre lëndime trupore, ndjenjën e frikës, ankthit dhe të pasigurisë për jetë.

Nisur nga kjo, Gjykata të dyshuarit M.Z i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, i cili do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, derisa t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

Sipas vendimit, palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/