image E dhunoi për 7 ditë 13-vjeçaren nga Gjakova, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

Siguri

E dhunoi për 7 ditë 13-vjeçaren nga Gjakova, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Egzon Krasniqit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Gjatë kohës ku ishte zhdukur, 13-vjeçarja nga Gjakova, dyshohet se u dhunua nga 31-vjeçari, në shtëpinë e tij dhe në një motel në Pejë.

“Nga data 23 shtator 2021 e deri me datë 29 shtator 2021, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, i pandehuri ka detyruar personin tjetër që të kryej akt seksual, dhe atë fëmijën e moshës 13 vjeçare”, thuhet në njoftimin e gjykatës në Gjakovë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, njofton tutje Gjykata.

/GazetaSinjali/