image Vazhdohet masa e paraburgimit për të arrestuarit e parë në rastin "Karaçeva"

Drejtësi

Vazhdohet masa e paraburgimit për të arrestuarit e parë në rastin “Karaçeva”

news image

Gazeta Sinjali mëson se Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për 24 të arrestuarit e parë në mega-aksionin e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor në Karaçevë.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, kjo masë u vendos pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe mësohet se këta të akuzuar do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim edhe për 60 ditë të tjera.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe 12 zyrtarë policorë, të cilët po akuzohen për ndihmë në kontrabandë e organizim të lojërave të fatit.

Masa e parë e paraburgimit ndaj 30 të akuzuarve ishte vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan më 20 shtator të këtij viti, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/