image Vendimi për uljen e pagave, mbi 50 seanca janë shtyrë në Gjykatën Themelore në Pejë

Drejtësi

Vendimi për uljen e pagave, mbi 50 seanca janë shtyrë në Gjykatën Themelore në Pejë

news image

Vendimi i Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 23 nëntorit për uljen e pagave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ashtu siç kanë qenë para vitit 2017 kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për rritjen e tyre, po vazhdon të kundërshtohet nga gjyqtarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi i tyre për të ofruar vetëm shërbime esenciale shtyu 51 seanca gjyqësore që ishin planifikuar të mbahen në Gjykatën Themelore të Pejë,  përfshirë degët e këtij institucioni në Istog, Klinë e Deçan.

Sipas një përgjigje për Gazetën Sinjali nga Gjykata Themelore në Pejë, më 24 nëntor janë anuluar 20 seanca gjyqësore ndërsa, është mbajtë një seancë dëgjimore për caktim të masës për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë.

Ndërsa, më 25 nëntor janë anuluar 31 seanca gjyqësore.

Kurse, konform vendimit të KGJK-së me të cilën janë përcaktuar punët esenciale, janë mbajte 2 seanca gjyqësore me bazë juridike besim i fëmijëve, 2 seanca gjyqësore për dhunë në familje  dhe 1 seancë gjyqësore lidhur me propozimin për caktim të masës së sigurisë.​

Ndryshe, vendimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve tha se nuk po e kupton ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Për shkak të reformave që ka nisur Ministria e Drejtësisë, gjithnjë është përcjellë me probleme të ndryshme. Ne kemi nisur Vettingun, ata e kanë bojkotuar, prapë jemi takuar, sërish kanë bojkotuar”, tha Haxhiu.

Kjo insistoi që vendimi i qeverisë për të zvogëluar pagat kësaj kategorie është i drejtë.

Haxhiu gjithashtu kujtoi që personalisht për ligjin e miratuar nga qeveria e Haradinajt kishte iniciuar edhe proces gjyqësor, por siç tha, nuk u thirr kurrë nga Prokuroria Speciale.

Megjithatë, shfuqizimi i vendimit, që për Haxhiun është jo i ligjshëm, e befasoi ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili tha se financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurthemele të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore të procesit integrues në BE.

/GazetaSinjali/