image Gjykata Themelore e Prishtinës sot vendos për rastin e njohur si “Pronto”

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata Themelore e Prishtinës sot vendos për rastin e njohur si “Pronto”

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës vitin 2020 e nis me aktgjykim në një prej rasteve më të përfolura të njohur si “Pronto”.

Në këtë rast gjyqësor janë të akuzuar politikanë të profilit të lartë, ish-deputetë e ish-ministrat, sidomos nga PDK-ja.

Gjykata e shkallës së parë e shpall aktgjykimin për Adem Grabovcin, Zenun Pajazitin dhe 9 të akuzuarve të tjerë.

Ata akuzohen se gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011 kishin emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afërt të tyre ose me partinë e tyre në ndërmarrjet publike “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”, etj.

Pasi Prokuroria kishte ngritur aktakuzën për përgjimet ‘’Pronto’, gjykimi  kishte filluar me 1 tetor 2018, ndërsa me 15 nëntor Grabovci, Pajaziti e 9 të akuzuarit e tjerë ishin deklaruar të pafajshëm.

Gjykimi në rastin e njohur si “Pronto” përfundoi me 12 seanca gjyqësore pas 455 ditësh ose 1 viti e 2 muaj e 29 ditë, pas ngritjes së aktakuzës.