image Gjykata Themelore e Prishtinës ia refuzon kërkesën "Monegos"

Kosovë

Vendimi/ Gjykata Themelore e Prishtinës ia refuzon kërkesën “Monegos”

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e “Monegos” për ta shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së për marrjen e licencës deri në zgjidhjen e çështjes, e cila, siç thotë kompania “Monego”, do të mbronte punonjësit dhe pasuritë e ndërmarrjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Aksionari i “Monegos” i ka bërë thirrje administratorit të caktuar nga BQK-ja, Visar Zenelit që ta sigurojë raportin për veprimet e tij të bëra në javën e parë që nga data 6 dhjetor, detyrë e dhënë nga BQK-ja për të mbledhur kredi të papaguara të interesit të kreditorëve.

Siç është raportuar, Banka Qendrore e Kosovës ua ka revokuar licencën kompanisë “Monego”. /Gazeta Sinjali/