image Gjykata Supreme: Kundër vendimeve të PZAP-së janë pranuar 43 ankesa administrative

Zgjedhjet 2025

Gjykata Supreme: Kundër vendimeve të PZAP-së janë pranuar 43 ankesa administrative

news image

Gjykata Supreme ka njoftuar se janë vendosur për 42 ankesa të subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Në një përgjigje nga Gjykata Supreme thuhet se një ankesë është në procedurë për vendosje, pasi është pranuar dje nga PDAK-LPB në Ferizaj, kundër vendimit të PZAP-së.

Kjo ankesë ndërlidhet me rezultatet e QNR-së për votat e diasporës dhe me postë.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Gjykata Supreme, lidhur me Zgjedhjet Nacionale, deri me sot ka pranuar gjithsej 43 ankesa administrative (AA) nga subjektet politike/kandidatët, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa- PZAP. Për 42 ankesa është vendosur, derisa ankesa e fundit e paraqitur nga PDAK-LPB në Ferizaj, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 631/2025, e pranuar dje, me date 11 mars 2025, është në procedure për vendosje. Ankesa ka te beje me rezultatet e QNR-se, per votat e diaspores, me poste”. thuhet në përgjigjen e tyre.

/GazetaSinjali/