Gjykata Supreme e ka rrëzuar përsëri vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të mos numërohen 1,806 vota nga mërgata.
Njoftimin për vendimin e radhës të Supremes e ka dhënë anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Nazlie Bala, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sapo na erdhi lajmi i mirë: Gjykata Supreme e miratoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime nga mërgata. Mërgata ❤️”, ka shkruar Bala.
Para pak ditësh, KQZ-ja nuk i kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa LVV-ja fillimisht ishte ankuar në PZAP. Kjo ankesë ishte vlerësuar si e pabazuar nga kjo e fundit.
Për shkak të këtij refuzimi, kjo parti dje ka dorëzuar ankesën tjetër në Gjykatën Supreme. /Gazeta Sinjali/